Insights

Të gjithë përreth, Isa në mes!        

4 Gusht 2019, 14:18 Nga DOSJA
Të gjithë përreth, Isa në

TIRANË- Që LDK është e fragmentatizuar këtë e di i madh dhe i vogël. Këto ndarje janë në bazë krahinore apo dhe ideologjike Lutfi Haziri, bajraktari i Gjilanit, Fatmir Sejdiu lider i idealistëve LDK-së të mirëfilltë, Vjosa Osmani përfaqesuse e frymës se re intelektuale të pasuar nga bajraktaruce të  tjerë pa ndonjë peshë specifike. Të gjithë këta veç e veç nuk do mundnin kurrë të siguronin unitetin e LDK-së në rast të zgjedhjes së tyre.

Pra, zgjedhja e të pamundurit, shumëdështuarit, paburrit që nuk i përket as LDK-istave të mirëfilltë Rugovianë, ishte e pashmangshme dhe kalkulim i saktë i klikës mafioze që ka kapur LDK-në! Kjo zgjedhje nuk mund të bëhej ndryshe veçse duke shkelur çdo parim dhe vlerë demokratike që duhej të karakterizonte LDK-në. Për fat është i vetmi që mund të përafronte bajraktarucët lokale, idealistët vizionare me frymën e re dhe klikën mafioze! Është vetëm një përafrim i momentit që ka synim zgjedhjet e parakohëshme dhe shënon fundin e LDK-së.

Fatkeqësisht po! LDK, partia e krijuar nga pjesa më e shëndoshë e shoqërisë kosovare, pamvarësisht se shumë erdhën nga lidhja komuniste, partia e idealeve dhe e parimeve, e vlerave dhe aspiratave, shumë pak arriti t’i realizonte pritshmeritë e popullit të Kosovës. Ky është fundi edhe nëse del partia e parë në zgjedhjet e parakohshme. Në këtë rast do diskretitohet dhe poshtërohet dhe më keq, duke ditur që do këtë aleate për qeverisje komunistat  e VV dhe njëkohesisht do pezullojë tarifën ndaj Serbisë. Është fundi i LDK-së edhe nëse del e dyta pas AAK-së, duke hyrë në koalicionin qeverises me kryeministër Rramush Haradinaj, atëherë Lutfi Haziri si mbështetës i pezullimit do ta braktis LDK-në duke shkaktuar një “efekt domino” me largimin e grupimeve të tjera.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione isa mustafa levizja demokratike e kosoves zgjedhjet ne ldk isa mustafa levizja demokratike e kosoves zgjedhjet ne ldk

Sondazh

Poll

Insights 3 Gusht 2019, 11:34

Rizgjedhja e Isa Mustafës si lajm i keq!

Dita nisi keq sot, ish-Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugoves eshte shendrruar ne nje parti me pronar Isa Mustafen. Ky i fundit qe e i ka injektuar LDK-se te gjit...

Insights 2 Gusht 2019, 14:30

Përgjimet e reja “bild – babale”

TIRANË- Përgjimet e Bild habitën opinionin publik sepse veç të tjerash sepse atje dilte që kishte njerëz, nuk dihet se sa, që e jepnin votën kundrej...

Insights 1 Gusht 2019, 09:33

Poli i Katërt në Shqipëri!

Shqipëria ka nevojë për një pol të katërt në hapësirën publike!I pari politikanët, i dyti mediat, i treti bizneset (aq sa janë), dhe i katërti : universitarët, ...

Insights 31 Korrik 2019, 18:35

Çfarë është SLAPP?

TIRANË- Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke fol...