Insights

Pse shoku ynë i mirë Nikoll Lesi, nuk funksionon mbi 30 gradë celsius?

1 Gusht 2019, 14:05 Nga DOSJA
Pse shoku ynë i mirë Nikoll Lesi, nuk funksionon mbi 30 gradë

Shoku ynë, shumë i dashur, por edhe shumë i mirë, Nikoll Lesi, ka botuar sot një lajmërim, të pajisur edhe me fotografi, ku tregon se gazetari Andi Bushati, ka ndërtuar një celulë anti-Rama me këtë përbërje:

Andi Bushati – Kryetar Celule

Andi Bejtja: Anëtar

Nikoll Lesi: Agjent informativ i Fugës

Ylli Rakipi: Anëtar

Ngjarjet në lajmin e Nikos, zhvillohen ditën e sotme, në datën 1 Gusht 2019, ndërsa ngjarja në formë dreke, e pasqyruar në fotografi, me këta katër personazhe, ka ndodhur shumë vite më parë, në një datë që nuk e mban mend asnjë nga pjesëmarrësit, kjo për shkak vetëm të rëndësisë ngrënëse, që ka patur ky takim.

Po pse vallë e ka bërë shoku ynë shumë i dashur dhe shumë i mirë Niko, këtë status-fotografi?

Përgjigja tashmë është e zgjidhur. Shoku ynë Niko, ngaqë nuk funksionon mbi temperaturën 30 gradë, bashkon copëza që ia sjell kujtesa, në mënyrë krejt të pavullnetshme.

Në këtë rast, Andi Bushati, i shtrirë në një shezllon në Qerret, kur e pa veten kryetar celule, qeshi për disa minuta dhe bëri këtë status:

“Hedh Nikolle Lesi nje gur ne lume dhe s’mbetet media nje burimshe pa e marre si te vertete…hajde mos i jep te drejte “viktimes se ketij komploti” per paketen “antishpifje””

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog andi bejtja andi bushati nikoll lesi ylli rakipi andi bejtja andi bushati nikoll lesi ylli rakipi

Sondazh

Poll

Insights 1 Gusht 2019, 09:33

Poli i Katërt në Shqipëri!

Shqipëria ka nevojë për një pol të katërt në hapësirën publike!I pari politikanët, i dyti mediat, i treti bizneset (aq sa janë), dhe i katërti : universitarët, ...

Insights 31 Korrik 2019, 18:35

Çfarë është SLAPP?

TIRANË- Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke fol...

Insights 30 Korrik 2019, 14:59

Të pavërtetat e Ramës për Ditmir Bushatin

TIRANË– Pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që për herë të parë të sqarojë sot arsye...

Insights 29 Korrik 2019, 19:14

Kremlini ka frikë nga populli

RUSI- Ato që të forcojnë janë fitoret. Në konfliktin në Moskë midis pushtetit shtetëror dhe opozitës,kjo e fundit ka dalë fituese morale. Kush e mbron një polic...