Insights

Rizgjedhja e Isa Mustafës si lajm i keq!

3 Gusht 2019, 11:34 Nga DOSJA
Rizgjedhja e Isa Mustafës si lajm i keq!

Dita nisi keq sot, ish-Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugoves eshte shendrruar ne nje parti me pronar Isa Mustafen. Ky i fundit qe e i ka injektuar LDK-se te gjithe vulnerabilitetin e vet si njeri’, sot e u rizgjodh kryetar per 3-en here me aklamacion, pa gare e pa rival. A doni ju qe Isa Mustafen ta kemi kryetar? “Po breee”, blegerine 330 e ca delegate te LDK-se duke mos i lene asnje fije dinjiteti gares qe pretendohej edhe nga Fatmir Sejdiu e Lutfi Haziri (ose sexy Luta sic njihet ndryshe).

Si ka mundesi qe si ne Shqiperi, ashtu edhe Kosove sa me shume nje kryetar partie deshton, aq me shume ai lartesohet ne fitore brenda partise se tij. Madje kur deshton me shume, nuk ka nevoje as per gare por mjafton edhe me aklamacion. Kosova qartazi po bashkohet me Shqiperine, jo si enderr shekullore, por si makth politik bejleresh qe hypin ne kale dhe e thyejne ne mes kafshen e gjore me gjithe argatet qe i shkojne nga pas.

Kryetar partish qe ne shtratin e semundjes thone se do heqin dore, ndersa sapo reaksioni kimik u jep gajret(e jete pacin kurdohere) ngrihen, dhe ne vend qe te rehabilitojne shendetin e lig, semurin partine, ligeshtojne demokracine, vrasin garen, shtypin mendimin alternativ, dhe nuk lejojne dot asnje grime shprese. Tipike shqiptare, ju lutem hiqeni njehere e mire termin “kosovar”.

Mesa duket nuk dime te bejme ndryshe, mesa duket mallkimi i turkut te fundit qe mbylli deren e perandorise ne keto toka mbetet ende ne fuqi. Sot krijesa politike e Ibrahim Rugoves u felliq njehere e pergjithmone, nje dore ia dha i biri e vulen ia vuri Isa. Nuk vajtojme fatet politike, por ngasherehemi per fatin tone si shqiptare qe ne politike nuk patem fat…
p.s…ose ose ka rrezik qe te tille jemi te gjithe e thjeshte flasim ngaqe nuk na eshte dhene mundesia…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bledian koka rizgjedhja e isa mustafës bledian koka rizgjedhja e isa mustafës

Sondazh

Poll

Insights 2 Gusht 2019, 14:30

Përgjimet e reja “bild – babale”

TIRANË- Përgjimet e Bild habitën opinionin publik sepse veç të tjerash sepse atje dilte që kishte njerëz, nuk dihet se sa, që e jepnin votën kundrej...

Insights 1 Gusht 2019, 09:33

Poli i Katërt në Shqipëri!

Shqipëria ka nevojë për një pol të katërt në hapësirën publike!I pari politikanët, i dyti mediat, i treti bizneset (aq sa janë), dhe i katërti : universitarët, ...

Insights 31 Korrik 2019, 18:35

Çfarë është SLAPP?

TIRANË- Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke fol...

Insights 30 Korrik 2019, 14:59

Të pavërtetat e Ramës për Ditmir Bushatin

TIRANË– Pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që për herë të parë të sqarojë sot arsye...