Insights

Petro Marko: Ideali i kolltukut, i ngulur në shpirtin e çdo “katundari”

31 Korrik 2019, 13:18 Nga DOSJA
Petro Marko: Ideali i kolltukut, i ngulur në shpirtin e çdo

 Nga t’ia mbajmë? (shkruar në vitin 1936) Petro Marko

Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi!

Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona. Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan edhe gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, e po e vazhdojmë si trashëgim. S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk.

Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për tu hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin epopullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi.

E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë. Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit. Se kështu është…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione ideali i kolltukut petro marko ideali i kolltukut petro marko

Sondazh

Poll

Insights 30 Korrik 2019, 14:59

Të pavërtetat e Ramës për Ditmir Bushatin

TIRANË– Pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që për herë të parë të sqarojë sot arsye...

Insights 29 Korrik 2019, 19:14

Kremlini ka frikë nga populli

RUSI- Ato që të forcojnë janë fitoret. Në konfliktin në Moskë midis pushtetit shtetëror dhe opozitës,kjo e fundit ka dalë fituese morale. Kush e mbron një polic...

Insights 25 Korrik 2019, 20:58

Arsyet pse “ngelin në derë” njerëzit si unë

Kujdes, kjo është një letër për të qeshur dhe çdo përputhje me realitetin është rastësi.I dashur…Zgjedhja e partnerit në jetë është një short i frikshëm ...

Insights 23 Korrik 2019, 19:08

Opozitë pa NIPT

TIRANË- Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kri...