Insights

Çfarë është SLAPP?

31 Korrik 2019, 18:35 Nga DOSJA
Çfarë është SLAPP?

TIRANË- Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke folur), ku përshkruan se si në historinë e Amerikës, të famshmit, të fuqishmit dhe të pasurit, individë apo korporata, kanë abuzuar me të drejtën për të ngritur padi në gjykatë me synimin e shtyrjes së kritikëve drejt heshtjes. SLAPP është një akronim për Strategic Litigation Against Public Participation, (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një fenomen ku një individ me pushtet apo një korporatë synon të shtyjë kritikët (ose jokritikët) drejt heshtjes përmes kërcënimit për pasoja të rënda financiare apo ngritjen e padive civile, ndjekja e të cilave mbart kosto të lartë e shpesh të papërballueshme për kritikët (ose jokritikët që japin raportime faktesh që të pushtetshmëve nuk u pëlqejnë).

SLAPP hyri kështu në terminologjinë juridike si rasti kur pushteti padit për shpifje apo dëm moral apo dëm jopasuror, pavarësisht nëse padia ka apo jo shanse për të fituar në gjykatë, por me arsyetimin se vetë procesi gjyqësor shkakton frikë dhe frika shkakton heshtje.

Duke qenë se padi të tilla zgjasin me vite, korporatat e kanë gjetur SLAPP si një zgjidhje të parapëlqyer për çështje aktuale. Fjala vjen, nëse dikush proteston kundër ndërtimit të një pallati, ndërtuesi ngre padi, (zakonisht për shpifje) për ta frikësuar protestuesin. Edhe nëse padia rrëzohet në gjykatë, gjyqi ka gjasa do të zgjasë muaj me radhë ndërkohë që protestuesi është i frikësuar nga rreziku për gjobë dhe pallati vijon të ndërtohet.

SLAP konsiderohen një problem i madh për demokracinë për shkak se janë një teknikë shumë efikase, veçanërisht në duart e korporatave të mëdha, të cilat i përdorin për të frikësuar kritikët. Nëse një qytetar ankohet ndaj një korporate, kjo e fundit ka para për të paguar avokatë për të ngritur padi. Ndryshe nga korporata, qytetari shpesh nuk i ka mjetet financiare apo vihet në vështirësi ekonomike për të paguar një avokat. Pavarësisht nëse korporata e fiton apo jo gjyqin, të gjithë të tjerët që kanë menduar të kritikojnë korporatën, do të tremben nga ideja se mundet edhe ata të hidhen në gjyq. Me pak fjalë, pabarazia e armëve në një proces gjyqësor përbën thelbin e ekzistencës së SLAP.

Paditë civile apo akuzat penale të ngritura nga politikanët ndaj gazetarëve apo qoftë edhe vetëm kërcënimet për padi apo akuza, kanë gjithashtu edhe efektin negativ në imazh, pasi vetë akuza për shpifje përbën një sulm verbal në të cilin politikani përdor fuqinë e tij mediatike për të sharë një gazetar që nuk ka të njëjtën fuqi mediatike.

Në Shtetet e Bashkuara një numër shtetesh, mes të cilave, Kalifornia është më e përparuara, kanë miratuar ligje-antislapp. Logjika e këtyre ndërhyrjeve ligjore është e thjeshtë. Pala e paditur për shpifje, apo shkelje tëtë drejtave të autorit, nëse e gjykon se ka të bëjë me SLAPP, mund të ngrejë një kundërpadi duke argumentuar se çështja që ai po mbron është njëçështje e interesit publik.

Në këtë pikë, gjykata ka për detyrë të ndërpresë gjykimin në rast se çështja gjykohet si interes publik. Në Europë nuk ka ende një përpjekje sistemike për të trajtuar një problem të tillë. Megjithatë, që nga viti 2018, një grup europarlamentarësh i ka kërkuar Komisionit Europian të krijojë një direktivë për mekanizëm  kundër gjyqeve të tilla, ose për të ngritur mekanizma të asistencës ligjore falas në rastet e akuzave për shpifje.

Lexo më shumë: SLAP

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog çfarë është slapp? edi rama ligji anti-shpifje paketa antishpifje çfarë është slapp? edi rama ligji anti-shpifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Insights 30 Korrik 2019, 14:59

Të pavërtetat e Ramës për Ditmir Bushatin

TIRANË– Pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që për herë të parë të sqarojë sot arsye...

Insights 29 Korrik 2019, 19:14

Kremlini ka frikë nga populli

RUSI- Ato që të forcojnë janë fitoret. Në konfliktin në Moskë midis pushtetit shtetëror dhe opozitës,kjo e fundit ka dalë fituese morale. Kush e mbron një polic...

Insights 25 Korrik 2019, 20:58

Arsyet pse “ngelin në derë” njerëzit si unë

Kujdes, kjo është një letër për të qeshur dhe çdo përputhje me realitetin është rastësi.I dashur…Zgjedhja e partnerit në jetë është një short i frikshëm ...