Art&Argëtim

“Mbreti i Instagramit” nuk është më beqar, Dan Bilzerian ndryshon 'stil jetese' dhe martohet

Pavarësisht festave të shfrenuara, pranisë së femrave seksi që zakonisht ka në krah dhe stilit të egër të jetesës, gjithçka tregon se Bilzerian gjeti dashurinë e tij. Në një foto që ka postuar në Instagram, biznesmeni i njohur qëndron i veshur si dhëndër pranë një gruaje mahnitëse, identiteti i së cilës nuk dihet.

25 Korrik 2022, 12:23 Nga d.a.
“Mbreti i Instagramit” nuk është më beqar, Dan
Dan Bilzerian dhe gruaja e tij

SHBA- “Mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian nuk është më beqar, biznesmeni i njohur ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, i cili ndoshta ka “habitur” ndjekësit e tij, e cila është mësuar me postime nga stili i tij luksoz i jetesës.

Pavarësisht festave të shfrenuara, pranisë së femrave seksi që zakonisht ka në krah dhe stilit të egër të jetesës, gjithçka tregon se Bilzerian gjeti dashurinë e tij. Në një foto që ka postuar në Instagram, biznesmeni i njohur qëndron i veshur si dhëndër pranë një gruaje mahnitëse, identiteti i së cilës nuk dihet.

"Më në fund ia dola",-ka shkruar ai pranë fotos.

Megjithatë, askush nuk e priste një lëvizje të tillë nga 41-vjeçari ekscentrik. Profili i tij në Instagram zakonisht dominohet nga fotot e trupave seksi, armëve, kafshëve ekzotike dhe sporteve ujore. Deri më tani nuk dihej nëse ka ndonjë grua në jetën e tij. Në fund të fundit, deri në moshën 36-vjeçare, jeta e tij ishte një shtrat i pafund, ku ai deklaronte se flinte me 17 gra të ndryshme në javë. 

Bilzerian u rrit në Tampa, Florida, në një rezidencë me njëmbëdhjetë dhoma gjumi sa gjysma e Buckingham, me një fushë basketbolli, një pishinë dhe pamje të jashtëzakonshme. Babai i tij, Paul Bilzerian, me origjinë nga Armenia, sipas një hetimi të gazetës financiare amerikane “Wall Street Journal”, ishte një mashtrues. Ai mori kompanitë, praktikisht rriti vlerën e tyre dhe kështu fitoi shuma astronomike. Në vitin 1989 ai u arrestua dhe u dënua për mashtrim me 13 muaj burg dhe 62 milionë dollarë gjobë. Sado para që i linte i ati, Dani arriti të investonte në lojëra të fatit, nga të cilat fitoi por edhe humbi shumë.

dan bilzerian

Sondazh

Poll