Bota

Të shtëna me armë në Ohio, dyshohet për 9 viktima dhe 24 të plagosur

4 Gusht 2019, 07:02 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Ohio, dyshohet për 9 viktima dhe

SHBA– Në Ohio në Rajonin Orgeon, ka pasur një sulm me armë zjarri ku dyshohet për 9 viktima, dhe 24 të plagosur.

Sulmi në Ohio vjen pas sulmit të Teksasit ku mbetën të vdekur të paktën 20 njerëz. Nuk është mësuar akoma kush janë autorët dhe për çfarë shkaku nisi sulmi. Ndërkohë poicia po heton mbi ngjarjen e rëndë në Ohio.

“Ne kishim oficerë në afërsi kur nisën këto të shtëna dhe ishin në gjendje t’i përgjigjeshin dhe t’i jepnin fund shpejt,” shkruajti Departamenti i Policisë Dayton. Autoritetet kanë bërë apel për dëshmitarë.

Ndihmësi i shefit të policisë, Matt Carper u tha për mediat se oficerët në patrullë arritën qetësonin situatën.

“Njerëzit tanë janë shumë mirë të trajnuar për një situatë si kjo”, tha ai duke shtuar se ishte me shumë fat që oficerët ishin në afërsi.

Asgjë nuk dihet rreth këtij rasti, por oficeri Carper tha që ata ishin “të shqetësuar për të zbuluar arsyen e kësaj ngjarje tragjike.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 24 te plagosur 7 viktima ohio shba sulm me arme zjarri 24 te plagosur 7 viktima ohio shba sulm me arme zjarri

Sondazh

Poll