Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën/ Munguan avokatët, gjobiten me nga 20 mijë lekë

Gjykata gjobiti me 20 mijë lekë gjobë Ardian Visha, Arben Prenga, Julian Kola, Suela Dine.

25 Korrik 2022, 13:30 Nga A.B
Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën/ Munguan avokatët, gjobiten me
Enkelejda Hoxha

TIRANË- Gjyqi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është shtyrë sërish. Shkak këtë radhë u bë mungesa e avokatit të mbrojtjes së kësaj të fundit. Gjykata gjobiti me 20 mijë lekë gjobë Ardian Visha, Arben Prenga, Julian Kola, Suela Dine.

Data e caktuar për seancën e rradhës është 12 shtatori.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej. Ajo u arrestua nga SPAK më 11 shkurtit 2021 pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, teksa ajo do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Hoxha prej kohësh ishte kthyer në “fenomen” në drejtësinë shqiptare, duke u njohur si gjyqtarja “dorëlëshuar” që lironte persona të rrezikshëm në këmbim të parave. Përveç saj në pranga ra edhe avokati i saj Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjetër. 

enkelejda hoxha

Sondazh

Poll