Aktualitet

Kallëzimi i "Nisma Thurje"?/ Gonxhe paraqitet në SPAK, drejtori i DPSHTRR: Sqarova çështjen timen

Gonxhe u fut në ambientet e SPAK duke lënë shumë kurioz mediat për arsyen. 

25 Korrik 2022, 12:19 Nga a.b;f.g
Kallëzimi i "Nisma Thurje"?/ Gonxhe paraqitet në SPAK,
Blendi Gonxhe

TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Gonxhe u fut në ambientet e SPAK duke lënë shumë kurioz mediat për arsyen. 

Pas daljes nga SPAK, Gonxhe mohoi të ishte kërkuar në SPAK teksa tha se u paraqit për të sqaruar në lidhje me një çështje që nuk ka aspak të bëjë me institucionin që ai drejton.

Por pse ka shkuar Gonxhe në SPAK? Arsyeja siç mësoi Dosja.al lidhet me një kallëzim të nisma Thurje.

Asokohe, "Nisma Thurje" dorëzoi një kallëzim penal për Gonxhen në SPAK, pasi asokohe, Gonxhe ish- Drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kishte kryer disa vepra penale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. 

Të premten, në SPAK ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Leli u paraqit në lidhje me auditin e KLSH në lidhje me një tender, ku kryebashkiaku dha deklarimet si person në dijeni por jo i akuzuar. 

blendi gonxhe ne spak

Sondazh

Poll