Politike

VD- Takimi i përzemërt larg syrit të mediave, Ilir Meta i tregon Bajram Begajt Presidencën, përshëndetja si ushtarak

Para nisjes së ceremonisë zyrtare për dorëzimin e detyrës, Begaj është pritur nga Meta në hyrje të Presidencës.

24 Korrik 2022, 21:46 Nga k.m.
VD- Takimi i përzemërt larg syrit të mediave, Ilir Meta i tregon
Ilir Meta dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenca ka publikuar pamjet e takimit mes kreut të ri të shtetit Bajram Begaj me paraardhësin e tij, ish-presidentin Ilir Meta. Para nisjes së ceremonisë zyrtare për dorëzimin e detyrës, Begaj është pritur nga Meta në hyrje të Presidencës. Meta e priti Begajn me një përshëndetje ushtarake, me dorën e ngritur. E më pas, i tregoi nga afër ambientet e institucionit që Begaj do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme.

Ata kanë shtrënguar disa herë duart mjaft përzemërsisht ndërsa janë parë duke diskutuar me njëri-tjetrin, por asnjë moment nuk është zbuluar se ç'kanë diskutuar nga afër.

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

 

ilir meta bajram begaj betimi i bajram begajt

Sondazh

Poll