Politike

Vjosa Osmani vjen në Tiranë, merr pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentit Begaj

Presidenca ka njoftuar se Osmani do të vijë në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.

24 Korrik 2022, 16:39 Nga A.B
Vjosa Osmani vjen në Tiranë, merr pjesë në ceremoninë e
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begajt. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të vijë në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, njoftoi Presidenca.

Dy ditë më parë, Osmani e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.

vjosa osmani

Sondazh

Poll