Politike

Kryemadhi thirrje Ramës: Trego arsyen se përse janë rritur taksat vendore dhe arsyen për reformën e ujit

Monika Kryemadhi pyet Ramën se pse janë rritur taksat vjetore.

23 Korrik 2022, 17:15 Nga k.m.
Kryemadhi thirrje Ramës: Trego arsyen se përse janë rritur taksat
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me takimin dy-ditor të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Kryemadhi pyet Ramën se pse janë rritur taksat vjetore. Në postimin e saj, Kryemadhi shkruan gjithashtu se Rama duhet gjithashtu të tregojë arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve.

"Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi? Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca...,"-shkruan Kryemadhi.

Kryeministri Rama ka mbledhur prej dy ditësh kryebashkiakët në Pogradec. Sot, ai u bëri thirrje kryebashkaikëve të kursejnë energjinë elektrike pasi me krizën globale qeveria nuk ka arritur të blejë të gjithë sasinë që kishte nevojë. Sipas Ramës, ata duhet të kursejnë të parë, vijuar nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.

 

monika kryemadhi rama me kryebashkiaket

Sondazh

Poll