Politike

Nesër betohet presidenti i ri, PD bojkoton: Antikushtetuese. 'Alibeaj&Co': Ne do shkojmë

Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.

23 Korrik 2022, 18:09 Nga k.m.
Nesër betohet presidenti i ri, PD bojkoton: Antikushtetuese.
Barjam Begaj

TIRANË- Barjam Begaj do të betohet nesër si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme. Por duket se Partia Demokratike është sërish e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.

“Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin e tonë për Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqëson zgjedhjen e njëanëshme të maxhorancës dhe nuk përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidencës së Republikës si institucion. Kemi respektuar e do të respektojmë Kushtetutën dhe institucionet e jo individët. Jemi shumë të qartë në këtë pozicion. Edhe në 2017 kur Meta u zgjodh president PD atëherë nuk mori pjesë në votim por mori pjesë në ceremoninëe e betimit,”- bëri me dije ai për mediat.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

barjam begaj sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll