Bota

Terror në një qendër tregtare në Teksas, 18 të vdekur pas sulmit me armë (VD)

3 Gusht 2019, 19:47 Nga DOSJA
Terror në një qendër tregtare në Teksas, 18 të vdekur

SHBA- Një masakër është duke ndodhur në Teksas në SHBA. Sipas mediave vendase mësohet se në një qendër tregtare një person ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve, duke plagosur disa prej tyre.

Policia njoftoi përmes një postimi në Twitter për incidentin duke u bërë thirrje njerëzve të mos i afrohen zonës ku ndodhet një qendër shitblerjeje e njohur si Cielo Vista Mall, El Paso.

Sipas CNN mësohet se ka disa viktima dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Numri i saktë i viktimave mësohet të jetë 18 dhe ka nisur evauimi i të gjithë zonës.

Ndërsa tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente. Në komente për rrjetin CNN, kryetari i bashkisë së El Pasos tha se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 18 te vdekur arrestohen 3 perosna ne teksas sulmi ne teksas 18 te vdekur arrestohen 3 perosna ne teksas sulmi ne teksas

Sondazh

Poll