Bota

S’ndalen lëkundjet në Greqi, këtë herë tërmeti bie në ishullin ku po kalon fundjavën kryeministri grek

3 Gusht 2019, 14:13 Nga DOSJA
S’ndalen lëkundjet në Greqi, këtë herë

GREQI- Një tjetër lekundje e fuqishme është ndjerë sot në Greqi. Këtë herë herë epiqendra është larguar nga kryeqyteti dhe është në zhvendosur në ishuj.

Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter në ishullin Karpathos në Greqi.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili po qëndron që prej ditës së djeshme. Mitsotakis u shpall ‘Qytetar Nderi’ i ishullit dhe do të qëndrojë deri të dielën. Nuk raportohet për dëme materiale dhe as të lënduar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kiriakos mitsotakis termet ne greqi termet ne ishullin grek kiriakos mitsotakis termet ne greqi termet ne ishullin grek

Sondazh

Poll