Bota

Mickoski: BDI-ja pa interesin e Shqipërisë, Ahmeti hyri në pakt me Bullgarinë dhe tradhtoi popullin maqedonas

Mickoski në intervistë tregon se përse janë larguar nga salla në momentin kur janë votuar konkluzionet për propozimin francez dhe detaje nga referendumi i shpallur për kornizën negociuese.

23 Korrik 2022, 15:49 Nga d.a.
Mickoski: BDI-ja pa interesin e Shqipërisë, Ahmeti hyri në pakt
Mickoski dhe Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut Hristijan Mickoski tha se ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ndodhë, sepse është mbrojtja e fundit e identitetit maqedonas.

"Sepse nëse bie Kushtetuta, nëse kalon korniza e negociatave, identiteti maqedonas përfundon”, tha ai në një intervistë për gazetën VEÇER.

Mickoski në intervistë tregon se përse janë larguar nga salla në momentin kur janë votuar konkluzionet për propozimin francez dhe detaje nga referendumi i shpallur për kornizën negociuese. Sipas tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit që ajo udhëheq dhe ata që nuk pajtohen me këtë propozim francez apo të modifikuar të fundit janë mbrojtës të identitetit maqedonas. Ai ka drejtuar akuza të rënda në adresë të partisë shqiptare në pushtet BDI, duke theksuar se ky subjekt hyri në pakt me Bullgarinë dhe tradhtoi popullin maqedonas.

“Kryesia e BDI-së po bën një gabim historik, ata praktikisht duke parë interesin e Shqipërisë, hynë në koalicion dhe pakt me Bullgarinë e bullgarët dhe shitën interesat e popullit maqedonas dhe të bashkëqytetarëve të tyre në Maqedoni, dhe kështu lanë një plagë e përhershme në kujtesën tonë kolektive dhe këtë nuk do ta harrojmë.”, theksoi Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet në bllokun maqedonas dhe BDI në atë shqiptar, a do të ketë koalicion me Ahmetin sipas parimit fituesi me fituesin, Mickoski theksoi:

“Nëse kushtimisht BDI-ja është partia politike e cila do të fitojë bindshëm dhe nuk ka mundësi të tjera për ta kompensuar kushtin Badinter, atëherë do të ulemi të flasim dhe këtu nuk kemi dilemë dhe kështu do ta ruajmë identitetin, por ne do të kërkojmë nga BDI që t’i korrigjojë veprimet e saj, sepse jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, VMRO-DPMNE-së do të ketë më shumë se 61 deputetë, gjegjësisht ne vetë do ta kemi shumicën. Por nëse kemi një mundësi tjetër, një skenar që dëshiroj, me partitë opozitare shqiptare dhe partitë tjera politike, atëherë është koha që BDI të shkojë në opozitë pas shumë vitesh në pushtet.”

Parlamenti maqedonas ka miratuar propozimin francez mes debateve dhe tensioneve me opozitën pas tre ditë diskutimesh. Ky miratim i hap rrugën drejt proceseve të integrimit të RMV-së dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian pas gati 2 vite bllokim nga veto bullgare. Sipas njoftimit të presidentes së BE-së Ursula von der Leyen pas këtij miratimi të martën do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe RMV-së me BE-në.

hristijan mickoski ali ahmeti propozimi francez

Sondazh

Poll