Bota

Tragjike/ Bien nga një lartësi prej 230 metrash, humbin jetën 4 anëtarë të familjes (VIDEO)

Një familje ruse ka humbur jetën gjatë një udhëtimi si pasojë e një mjegulle. Ata kanë rënë në një greminë prej 230 metrash.

23 Korrik 2022, 15:22 Nga s.s
Tragjike/ Bien nga një lartësi prej 230 metrash, humbin jetën 4
Familja Ruse

RUSI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi, ku një familje prej 4 anëtarësh kanë rënë në një greminë prej 230 metrash të cilët humbën jetën.

Turistët rusë ishin Rustam Gabinov, 38 vjeç, gruaja e tij Alfina dhe dy fëmijët e tyre të moshës 10 vjeç dhe 8 vjeç. Familja ishte duke udhëtuar afër një pike turistike në ujëvarën ruse, teksa u përballën me një mjegull dhe nga pamundësia për të parë mirë përfunduan në greminë, raporton DailyMail.

Makina u filmua duke lëvizur drejt skajit të kanionit Tsolotlinsky në republikën malore të Dagestanit, në Rusinë jugore, mes kushteve atmosferike të pushtuar nga mjegulla. Ajo nuk ndalon dhe zhytet mbi skajin e një shkëmbi të thellë pranë një ujëvare të famshme 230 metra në lumin Tobot, një atraksion i madh turistik.

Autoritetet policore lokale raportuan: "Oficerët e policisë, shpëtimtarët dhe vullnetarët nga banorët lokalë po punojnë në vendin e tragjedisë. Po përcaktohen arsyet dhe rrethanat e incidentit”.

rusi aksident tragjik ne rusi

Sondazh

Poll