Bota

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres dënon ashpër sulmet me raketa ruse në Odessa

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënon sulmin me raketa ruse në portin e Odessas, duke shtuar se të gjitha palët në luftë kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së nënshkruar dje për eksportet e grurit nga portet ukrainase dhe duke theksuar se zbatimi i plotë i marrëveshjes nga Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia është imperativ. 

23 Korrik 2022, 14:46 Nga d.a.
Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres dënon ashpër sulmet me
Antonio Guterres

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënon sulmin me raketa ruse në portin e Odessas, duke shtuar se të gjitha palët në luftë kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së nënshkruar dje për eksportet e grurit nga portet ukrainase dhe duke theksuar se zbatimi i plotë i marrëveshjes nga Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia është imperativ. 

"Këto produkte nevojiten dëshpërimisht për të trajtuar krizën globale të ushqimit dhe për të lehtësuar gjendjen e miliona njerëzve në nevojë në të gjithë planetin," tha zëdhënësi Farhan Haq në një deklaratë.

Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kiev tha se sulmi me raketa ruse në portin e Odessa ishte "i neveritshëm" dhe se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.

Kremlini vazhdon të përdorë ushqimin si armë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi”, shkroi ambasadorja e SHBA Bridget Brink në Twitter.

Kievi ka paralajmëruar se Rusia do të mbajë përgjegjësinë e plotë nëse marrëveshja e eksportit të grurit dështon dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë që të bëjnë presion ndaj Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj për të siguruar funksionimin e sigurt të rrugëve detare për eksportin e grurit në Detin e Zi, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

"Duke gjuajtur raketa në portin e Odesës, presidenti rus i pështyu në fytyrë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit turk Rexhep Erdogan, të cilët bënë përpjekje të mëdha për të arritur këtë marrëveshje”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Ushtria ukrainase tha se raketat ruse goditën infrastrukturën në portin e Odessa, një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi të Ukrainës për të rifilluar eksportet e grurit. Marrëveshja e Stambollit synon të ofrojë lehtësim për vendet që varen nga tregjet e drithit ukrainas dhe rus për furnizimet e tyre.Të dy vendet përbëjnë 30% të tregtisë botërore të grurit.

antonio guterres sulmi ne odesa lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll