Bota

EPIKE! Ministri indian piu ujë nga lumi 'i shenjtë' me ujëra të zeza, dërgohet me urgjencë në spital

Bhagwant Mann, kryeministër i Punjabit, u transportua me avion në Nju Delhi pasi piu ujin e ndotur nga Kali Bein.

23 Korrik 2022, 15:27 Nga k.m.
EPIKE! Ministri indian piu ujë nga lumi 'i shenjtë' me
 Bhagwant Mann

INDI- Një ministër indian, i cili piu një gotë me ujë të ndotur nga një lumë 'i shenjtë' për t'u treguar vendasve se është i sigurt, u shtua në spital për helmim. Bhagwant Mann, kryeministër i Punjabit, u transportua me avion në Nju Delhi pasi piu ujin e ndotur nga Kali Bein.

Videoja që tregon Mann duke marrë një gotë me ujë nga lumi dhe duke pirë është bërë virale që atëherë.

Disa ditë pasi kishte pirë ujë, Mann filloi të ankohej për një dhimbje stomaku. Ai u dërgua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar dhe u shtrua. Mjekët thanë se Mann kishte zhvilluar një infeksion.

bhagwant mann indi

Sondazh

Poll