Bota

Një ditë pas marrëveshjes për eksportin e grurit, raketat ruse godasin portin e Odesës

Rusia sulmoi portin detar të Odesës me raketa, më pak se 24 orë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje që synonte rifillimin e eksportit të grurit ukrainas.

23 Korrik 2022, 14:27 Nga s.s
Një ditë pas marrëveshjes për eksportin e grurit, raketat
Gruri

UKRAINË- Sulmet me raketa ruse kanë goditur portin jugor të Ukrainës, Odesa, vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga rajoni.

Serhii Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa, tha se dy raketa goditën infrastrukturën e portit dhe dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Sipas anëtarit të parlamentit ukrainas Oleksiy Goncharenko, gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa.

Një anëtare e parlamentit ukrainas, Solomiia Bobrovska ka shkruar në Twitter: "Kjo është gjithçka që duhet të dini për "marrëveshjet" me rusët. Shpërthime në portin detar të #Odesa. Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshja me #Turqinë dhe #OKB për rieksportin e #drithit të #Ukrainës sipas të cilit #Rusia është angazhuar për të mos bombarduar portin”, raporton CNN.

Brachuk ka këshilluar banorët që të qëndrojnë në strehimore ndërsa alarmet ajrore vazhdojnë. Ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget A. Brink, e quajti sulmin me raketa ruse në qytetin port ukrainas të Odesa-s, "të egër", duke thënë se Kremlini vazhdon të "ndalojë" ushqimin dhe ai duhet të mbajë përgjegjësitë e tij.

Rusia deri më tani ka bllokuar aksesin detar në ato porte, që do të thotë se miliona tonë drithë ukrainas nuk janë eksportuar në shumë vende që mbështeten në të. "Sot, ka një dritë në Detin e Zi. Një dritë shprese, një lehtësim, në një botë që ka nevojë për të më shumë se kurrë", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të premten në ceremonia e nënshkrimit, ku morën pjesë ministrat ukrainas dhe rusë.

lufta rusi-ukraine odesa

Sondazh

Poll