Bota

"Prishtina është shtëpia ime e dytë", Ilir Meta nderohet me “Çelësin e Prishtinës” nga kryebashkiaku i Prishtinës: Do ta ruaj me shumë krenari

Presidenti Ilir Meta është nderuar me “Çelësin e Prishtinës” nga kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama. Meta nuk ka nguruar ta shpërndajë lajmin në rrjetet e tij sociale për ndjekësit e tij.

23 Korrik 2022, 14:34 Nga s.s
"Prishtina është shtëpia ime e dytë", Ilir Meta
Ilir Meta dhe Përparim Rama

PRISHTINË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Ramën, vend që e cilëson si shtëpinë e tij të dytë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, Meta tregoi se kishte marrë “Çelësin e Prishtinës” një dhuratë që e nderoi thellësisht.

“Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari. Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama! I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze”, ka shkruar Presidenti Ilir Meta.

 

ilir meta perparim rama prishtine

Sondazh

Poll