Kafja e fundit! Autorët me kapele pritën 10 minuta, mjeti i blinduar i Brahimit u krijoi vështirësi, qëlluan pranë...
Të dy këta persona ishin të përfshirë në ngjarje kriminale më parë madje ndaj tyre është bërë atentat edhe më herët.
KURBIN- Klisman Preci dhe Ylli Brahimi u ndoqën këmba-këmbës nga autorët. Mbrëmjen e djeshme, dy miqtë, njëkohësisht dhe fqinjë ishin së bashku në një lokal jo shumë larg nga banesa e tyre. Këtë lëvizje e dinin mjaft mirë autorët, të cilët ishin duke pritur në mjet për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat.
Sapo makina e shënjestrave iu afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën dy atentorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre, me kapele në kokë është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip Audi. Klisman Preçi ndërroi jetë pak kohë pas ngjarjes, pasi nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra, pasi rreth 100 plumba u derdhën drejt mjetit të tyre. Pavarësisht plumbave që mori në kraharor dhe këmbë, biznesmeni Ibrahimi është jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet të merret dhe dëshmia e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes
Policia ka bërë disa ndalime. Numri i të shoqëruarve është 30, megjithatë ata janë liruar shpejt, për shkak se nuk janë persona të dyshuar, po vetëm njerëz që mund të kenë dijeni, apo kanë parë skenën, duke qënë se jetojnë pranë zonës ku ndodhi atentati.
Ylli Ibrahimi i ka shpëtuar një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentatorët e biznesmenit, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.
Të dy këta persona ishin të përfshirë në ngjarje kriminale më parë madje ndaj tyre është bërë atentat edhe më herët. Dyshohet gjithashtu se Preçi dhe Brahja kishin lidhje edhe me vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën e kaluar në Fushë Krujë. Ndërkohë në Borzanë është gjetur një makinë që po digjet që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen ndërsa në të janë gjetur dy kallashnikovë.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.
Sondazh
Kanë dijeni për vrasjen! Atentati në Milot, policia shoqëron disa persona, mes tyre banorë të zonës
Pamje nga vendi i ngjarjes KURBIN- Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e d...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 23 korrik 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë foton e mjetit t&...
Atentati në Milot/ Ky është kallashi që u gjet brenda makinës së djegur të atentatorëve në Krujë
Makina TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klism...
VD- I bllokojnë rrugën lopët, Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka ndryshim nga një vrasës
Blendi Fevziu TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka hasur një problem teksa ishte duke shkuar rrugës për jug. Në aksin Vlor&eum...
Plane për plazh? Moti në favorin tuaj, temperaturat qëndrojnë të larta (PARASHIKIMI)
Plazh TIRANË- Territori i Shqipërisë mbetet me temperaturat e larta edhe sot duke bërë që të jenë disa gradë m...
Zëri i Amerikës: Hetime dhe debate mbi koncesionet me pronat e ushtrisë
Foto ilustruese Në Shqipëri janë ngritur akuza në lidhje me disa prona të forcave të armatosura nga ish-drejtuesi i forcave d...
Atentati në Milot/ 3 PISTAT e vrasjes, mister kush ishte shënjestra e autorëve. E shkuara, problem për të dy
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi MILOT- Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë t...
Hetimet/ Klodiana Lala: Atentati fundit në Milot, lidhja me masakrën e Fushë Krujës
Foto ilustruese TIRANË- Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne...
Prokurori mungoi për herë të katërt në gjyq, mjeku Prifti: Grevë në SPAK, më denigruan
Edvin Prifti TIRANË- Për të katërtën herë me radhë shtyhet gjyqi ndaj mjekut të njohur Edvin Prifti. Lajmin e ka b&...
Atentati në Milot, Artan Hoxha: E paralajmërova se do ndodhte shpejt, por jo kaq shpejt o 'çuna'
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot atentatin e Milotit, ku mbeti një person i vrarë. Hoxha shkruan me ir...

