Aktualitet

Atentati në Milot/ Ky është kallashi që u gjet brenda makinës së djegur të atentatorëve në Krujë

 Autorët qëlluan për vdekje Preçin ndërsa lanë të plagosur Brahimin. Këta dy persona, ndodheshin brenda makinës tip ‘Toyota’

23 Korrik 2022, 07:38 Nga A.B
Atentati në Milot/ Ky është kallashi që u gjet brenda
Makina

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë dhe Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur. Në mjet është gjetur dhe kallashi i djegur i autorëve, të cilët janë larguar duke humbur gjurmët. Autorët qëlluan për vdekje Preçin ndërsa lanë të plagosur Brahimin. Këta dy persona, ndodheshin brenda makinës tip ‘Toyota’, e cila në xhamin e parë është bërë ‘shoshë’ nga plumbat ndërsa ishte e blinduar. Makina ishte me targa të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot ylli brahimi klisman preci

Sondazh

Poll