Aktualitet

Atentati në Milot/ 3 PISTAT e vrasjes, mister kush ishte shënjestra e autorëve. E shkuara, problem për të dy

46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

23 Korrik 2022, 01:09 Nga k.m.
Atentati në Milot/ 3 PISTAT e vrasjes, mister kush ishte shënjestra e
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi

MILOT- Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

PISTAT E POLICISË

Pista e parë: Hetuesit kanë dyshime se të dyja ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo për shkak se i plagosuri Ylli Brahimi ka qënë mjaft i lidhur me njërin prej viktimave të Fushë Krujës. Madje konsiderohet si një nga njerëzit shumë të afërt me Ervis Martinajn, nipi i këtij të fundit u vra të dielën e shkuar. Brahimi ka qenë mik edhe me Bujar Likën, ndërsa ka qenë edhe një prej të dyshuarve për vrasjen e Xhelal Reçit. Për vrasjen e këtij të fundit, ishte i dyshuar edhe Reçi.

Pista e dytë: Shënjestra ka qenë, Ylli Brahimi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Klisman Preçi sapo ishte punësuar si shofer i Brahimit. Të njëjtat burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ylli konsiderohej si "i fortë" i zonës dhe se kërkonte mbrojtje. Sidomos pas atentatit që i bënë vjet në janar, ku ia doli që të shpëtonte me plumba në këmbë. Po ashtu, të dy banonin në të njëjtin pallat. Preçi, në katin e parë, ndërsa 46-vjeçari në të tretin. Godinë që e kishin "blinduar" me kamera.

Pista e tretë: Nuk përjashtohet mundësia që Preçi të jetë shenjëstra e atentatit dhe Ylli Brahimi. Edhe Klismani, bashkë me kushëririn e tij, Blerimin, tre muaj më parë tentuan që të hiqeshin qafe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 28-vjeçari kishte një "borxh" pa larë, duke mashtruar disa persona të tjerë me influencë në një qytet në veri të vendit. Ndaj dhe kjo ishte tentativa e dytë për ta eliminuar.

Megjithatë nuk dihet se cila prej këtyre pistave është ajo që do të çojë hetuesit tek autorët.

ylli brahimi klisman preçi atentat ne milot

Sondazh

Poll