Aktualitet

VD- I bllokojnë rrugën lopët, Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka ndryshim nga një vrasës

Fevziu shprehet se bariu që i ka lënë lopët në rrugën e re Vlorë-Orikum, nuk ka asnjë ndryshim nga një vrasës nga pakujdesia

23 Korrik 2022, 07:25 Nga A.B
VD- I bllokojnë rrugën lopët, Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka
Blendi Fevziu

TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka hasur një problem teksa ishte duke shkuar rrugës për jug. Në aksin Vlorë-Orikum disa lopë i kanë bllokur rrugën dhe këtë moment Fevziu e ka publikuar me video në rrjetet sociale. Fevziu shprehet se bariu që i ka lënë lopët në rrugën e re Vlorë-Orikum, nuk ka asnjë ndryshim nga një vrasës nga pakujdesia. Sipas gazetarit rruga është e pandriçuar, duke përbërë rrezik për shoferët që kalojnë në këtë aks.

“Nje kope lopesh ne mes te rruges interurbane Vlore – Orikun (rruga e re), kur shpejtesia e lejuar eshte 80 km/ore dhe pa asnje lloj ndricimi eshte po aq e rrezikshme sa cdo makine qe te vjen perballe ne autostrade. Ky bari qe i ka vendosur aty per minuta te tera nuk ka ndryshim nga nje vrases nga pakujdesia", shkruan Fevziu.

blendi fevziu

Sondazh

Poll