Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Qitësat 'godasin' sërish, zbulohen emrat e dy të shënjestrave në Milot

Dosja.al bën me dije se shënjestrat janë Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr mjekim, ndërsa 28-vjeçari Preçi ka ndërruar jetë nga plumbat e marrë.

22 Korrik 2022, 21:20 Nga k.m.
EKSKLUZIVE/ Qitësat 'godasin' sërish, zbulohen emrat e dy
Foto ilustruese

MILOT- Atentat me armë zjarri në Milot. Dosja.al bën me dije se shënjestrat janë Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr mjekim, ndërsa 28-vjeçari Preçi ka ndërruar jetë nga plumbat e marrë. Por ende nuk dihet shkaku i vrasjes. 

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot klisman preçi ylli brahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2022, 18:04 k.m.

Vdes Komisari i Policisë së Tiranës

Edi Veli TIRANË- Policia e Shtetit ka ndarë sot foton e efektivit të ndarë nga jeta për shkak të një arresti kardiak. &E...