Aktualitet

Shkeli arrestin e shtëpisë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, 4 të tjerë në pranga për vepra të ndryshme penale

Ndërkohë në prangat e Policisë së kryeqytetit ka rënë dhe një 45-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

22 Korrik 2022, 13:28 Nga e.k
Shkeli arrestin e shtëpisë, arrestohet 31-vjeçari në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishte shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie të vendosur më parë nga Gjykata.

Ndërkohë në prangat e Policisë së kryeqytetit ka rënë dhe një 45-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Sa i përket Policisë Rrugore 3 persona janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi karburanti në një subjekt privat. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K. A., 51 vjeç, B. H., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

- B. Z., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll