Aktualitet

VLORË/ Përdorte të dhënat e bashkëmoshatares për t’i vjedhur pensionin, 63-vjeçares nuk i zgjat shumë mashtrimi

Denoncimin pranë bluve të qytetit bregdetar e ka bërë shtetësja e identifikuar me inicialet Z.C e cila e kishte pikasur atq që 63-vjeçarja tjetër po bënte.

22 Korrik 2022, 11:44 Nga e.k
VLORË/ Përdorte të dhënat e bashkëmoshatares për
Foto ilustruese

VLORË- Një 63-vjeçare e identifikuar me inicialet E.C është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka përdorur të dhënat e një bashkëmoshatareje për ti vjedhur pensionim. Denoncimin pranë bluve të qytetit bregdetar e ka bërë shtetësja e identifikuar me inicialet Z.C e cila e kishte pikasur atq që 63-vjeçarja tjetër po bënte.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. C., 63 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Z. S., se 63-vjeçarja ka përdorur të dhënat e saj personale me qëllim për t’i vjedhur pensionin”, njofton policia. 

vlore

Sondazh

Poll