Aktualitet

Kreditë e këqija, kompanitë shantazhojnë qytetarët, gazetari Tomorri: Shtet b*thecesh

Sipas gazetarit, këto kompani përmes shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë. 

22 Korrik 2022, 11:05 Nga e.k
Kreditë e këqija, kompanitë shantazhojnë qytetarët,
Klodian Tomori

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reagur në lidhje me disa kompani që kanë për detyrë të mbledhin kreditë e këqija. Sipas gazetarit, këto kompani përmes shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë. Tomorri shkruan se në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm një kallëzim 700 faqe për një rrjet kompanish në fushen e mbledhjes së borxheve por ende nuk ka asnjë reagim.

"Ne dy vjet e gjysme, prokuroria nuk ka dhene asnje sqarim se cfare ka hetuar, jo me te kete marre masa. Banka e Shqiperise po ashtu nuk ka bere asnje veprim per te shyrtuar apo pezulluar licencat e subjekteve te kallezuara. Qeveria e ka bere vet kallezimin penal, ku thote se keta jane nje bande qe po zhvasin qytetaret, por nuk ka marre asnje mase", shkruan Tomorri.

STATUSI I PLOTË

Disa dite me pare, per kete çeshtje reagoi zyrtarisht Presidenti. Ilir Meta u dergoi nje leter 11 institucioneve ne vend, perfshire kryeministrin dhe SPAK-un, duke i kerkuar autoriteteve te hetojne urgjentisht dhe te marrin masa urgjente per te ndalur skemen e mashtrimit, e cila sipas tij mund te kete prekur deri ne 100 mije qytetare.

klodian tomori

Sondazh

Poll