Aktualitet

"Ma kërkoi një klan mafioz", 36-vjeçari shqiptar dogji 4 makina dhe theu disa dyqane, dënohet me 3 vjet burg(EMRI)

Ngjarja daton në shtatorin e kaluar, kur Ajazi në atë kohë ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për një sërë episodesh që ndodhën atë verë, ku në dritaret e farmacisë Angelini ishin shfaqur shkrime fyese, ishte dëmtuar një makinë, kishte thyer xhamat në lokalin Infinity dhe në dyqanin Era. 

22 Korrik 2022, 12:39 Nga d.a.
"Ma kërkoi një klan mafioz", 36-vjeçari shqiptar
policia italiane

ITALI-Për djegien e katër makinave, Alban Ajazi, 36-vjeçari me origjinë shqiptare është dënuar me tre vjet e dy muaj burg. Një raport psikiatrik e shpalli atë pjesërisht të paaftë për të kuptuar dhe vepruar. 

Sipas mediave vendase, ngjarja daton në shtatorin e kaluar, kur Ajazi në atë kohë ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për një sërë episodesh që ndodhën atë verë, ku në dritaret e farmacisë Angelini ishin shfaqur shkrime fyese, ishte dëmtuar një makinë, kishte thyer xhamat në lokalin Infinity dhe në dyqanin Era. 

Shqiptari ishte thirrur të përgjigjej për ato fakte dhe kishte thënë se kishte vepruar në emër të një klani të krimit të organizuar. Kjo u duk menjëherë si një simptomë e një gjendje jo të qëndrueshme të shëndetit mendor dhe Ajazi ishte vendosur në arrest shtëpiak. Por në agimin e 16 shtatorit ai do të shkonte në Piazza San Martini dhe do t'i vinte zjarrin katër makinave. Kështu për të erdhën ankesat për zjarrvënie dhe dëmtime dhe u vu menjëherë nv pranga.

Ditën e djeshme në gjykatën në Macerata shqiptari u gjykua me gjykim të shkurtuar, në një seancë paraprake. Për të prokurorja Rita Barbieri kërkoi dënimin me tre vjet e gjysmë burgim. Avokatja Francesca Sbriccoli nënvizoi përmbajtjen e raportit psikiatrik dhe përfundimisht gjyqtari Klaudio Bonifazi e dënoi me tre vjet e dy muaj burgim. Ai tani mund të apelojë kundër dënimit po për momentin, Ajazi mbetet në burg. 

alban ajazi arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll