Aktualitet

Aksident në Berat/ Mjeti del nga parkimi dhe godet ‘Ford-in’, plagoset fëmija 3-vjeçar

Drejtuesi i mjetit nuk ka kontrolluar rrugën dhe si pasojë është përplasur me një makinë tip ‘Ford’ që po kalonte në rrugën kryesore.

22 Korrik 2022, 11:50 Nga A.B
Aksident në Berat/ Mjeti del nga parkimi dhe godet ‘Ford-in’,
Aksident

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, në duke lënë pas të lënduar një 3-vjeçar. Një mjet i parkuar pranë një ndërmarrjeje ka lëvizur në drejtim të rrugës nacionale. Drejtuesi i mjetit nuk ka kontrolluar rrugën dhe si pasojë është përplasur me një makinë tip ‘Ford’ që po kalonte në rrugën kryesore.

Mjeti tip ‘Ford’ është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke marrë dëmtime të konsiderueshme. Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një fëmijë, i cili ka qenë brenda mjetit ‘Ford’ është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore.

aksident ne berat berat

Sondazh

Poll