Aktualitet

Grabitësit në Fier thyejnë derën e marketit në karburant, vjedhin një sasi parash

Denoncimin në Polici e ka bërë pronari i biznesit i identifikuar me inicialet E.M, i cili është shprehur se grabitësit kanë marrë një shumë parash

22 Korrik 2022, 11:18 Nga e.k
Grabitësit në Fier thyejnë derën e marketit në
Foto ilustruese

FIER- Një grabitje ka ndodhur në fshatin Rrapëz të Lushnjes ku dyshohet se disa persona kanë thyer derën e një marketi. Denoncimin në Polici e ka bërë pronari i biznesit i identifikuar me inicialet E.M, i cili është shprehur se grabitësit kanë marrë një shumë parash

Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier
U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Rrapëz, Lushnjë, në marketin e karburantit në pronësi të shtetasit E. M., 29 vjeç, janë vjedhur një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

fier

Sondazh

Poll