Aktualitet

Arrestimet e SPAK, kush është avokati që 4 vite më parë u largua nga sistemi i drejtësisë para vettingut (EMRI)

Gjyqtarja dhe avokati akuzohen pas dyshimeve për korrupsion, për një rast në vitin 2021 ku dyshohet se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra për të lehtësuar një mase dënimi, ndërkohë që janë edhe 3 qytetarë të dyshuar për këtë rast korrupsioni.

22 Korrik 2022, 10:10 Nga e.k
Arrestimet e SPAK, kush është avokati që 4 vite më parë
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ditën e sotme ku arrestuan gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.  

Avokati i arrestuar, Ilir Pashaj para 4 vitesh ka qenë gjyqtar në Elbasan. Ai dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, pak para se të futej në filtrin e vettingut, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.

Gjyqtarja dhe avokati akuzohen pas dyshimeve për korrupsion, për një rast në vitin 2021 ku dyshohet se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra për të lehtësuar një mase dënimi, ndërkohë që janë edhe 3 qytetarë të dyshuar për këtë rast korrupsioni.

spak ilir pashaj zamira vyshka

Sondazh

Poll