Politike

Rezoluta e raportit kundër Dick Marty, Rama: Mosvotimi i Berishës neveri, flm të tjerëve

Kreu i qeverisë tha se tanimë Berisha nuk është ‘non grata’ vetëm nga SHBA, duke nënkuptuar se është shpallur edhe nga Britania e Madhe. 

22 Korrik 2022, 11:54 Nga A.B
Rezoluta e raportit kundër Dick Marty, Rama: Mosvotimi i Berishës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë për raportin e Dick Marty. Rama e ka cilësuar neveri faktin se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka votuar rezolutën. Kreu i qeverisë tha se tanimë Berisha nuk është ‘non grata’ vetëm nga SHBA, duke nënkuptuar se është shpallur edhe nga Britania e Madhe. 

REAGIMI:

Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve! Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!

Ditën e djeshme u miratua me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t. Me këtë rezolutë, Parlamenti i Shqipërisë kundërshton raportin e Dick Marty mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll