Bota

"E falenderoj për mbështetjen", deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë takon Kurtin

Ai ka thënë se e falënderon kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbënguljes së tij për përfaqësim të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

22 Korrik 2022, 12:31 Nga d.a.
"E falenderoj për mbështetjen", deputeti shqiptar në
Shaip Kamberi dhe Albin Kurti

SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kamberi me anë të një postimi në Facebook ku dhe ka publikar foto nga takimi dhe ka folur rreth bisedës së tyre.

Ai ka thënë se e falënderon kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbënguljes së tij për përfaqësim të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

Kamberi ka thënë po ashtu se koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.

Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që u janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit. Në zgjedhjet e 3 prillit, shqiptarët e Luginës kanë garuar me dy lista - “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, dhe “Alternativa për Ndryshim - Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi. Në zgjedhjet e parafundit parlamentare në Serbi, në qershor të vitit 2020, partitë shqiptare kanë qenë në një koalicion dhe kanë fituar tri mandate parlamentare. Kamberi ka qenë edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë.

shaip kamberi kamberi takon kurtin

Sondazh

Poll