Bota

Osmani-Metës: Besoj se angazhimin për Kosovën do e vazhdoni kur t'ju jepet mundësia

Osmani në konferencën e përbashkët me Metën thotë se edhe mandati i tij po përfundon miqësia, bashkëpunimi dhe respekti do të mbesin gjithmonë.

22 Korrik 2022, 10:59 Nga A.B

 

Osmani-Metës: Besoj se angazhimin për Kosovën do e vazhdoni kur
Vjosa Osmani

 

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi ditën e sotme se presidenti Ilir Meta, do të jetë zë i fuqishëm për Kosovën edhe pas mandatit. Osmani në konferencën e përbashkët me Metën thotë se edhe mandati i tij po përfundon miqësia, bashkëpunimi dhe respekti do të mbesin gjithmonë.

“Keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi përfaqësuar e në veçanti zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës e ndryshim kufijsh, ide e aventura këto të rrezikshme pasojat e të cilave po ndihen edhe sot e kësaj dite. Por, të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund. Gjatë udhëheqjes suaj kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyeshëm për të cilën dua të ju falënderoj. Kam besimin e plotë se në angazhimin e mëtejmë tuaj sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës aty ku u jepet mundësia. Kosova ka qenë dhe do mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseardhur kurdo. Po e përfundoni mandatin por miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë do të mbesin të përhershme. Është mese e nevojshme që 19 marrëveshjet e nënshkruara një muaj më parë të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më tutje bashkëpunimin në çdo aspekt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë e në veçanti marrëveshje këto që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” tha Osmani.

ilir meta ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll