Bota

Rikthehet sëmundja e frikshme? Raportohet rasti i parë i poliomielit në New York

Polio dikur ishte një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonin mijëra raste të paralizës, shumë prej tyre te fëmijët.

22 Korrik 2022, 08:44 Nga A.B
Rikthehet sëmundja e frikshme? Raportohet rasti i parë i poliomielit
Virus

SHBA- Rasti i parë i poliomielitit në SHBA në gati një dekadë është konfirmuar në një person të pavaksinuar në Rockland County. 

'Washington post' raporton se personi i cili banon në Rockland është i pavaksinuar. Ai nuk konsiderohet të ketë rrezikshmëri në transmetimin e virusit, por zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë nëse persona të tjerë janë të ekspozuar ndaj tij. Pacienti ka dalë nga spitali dhe jeton në shtëpinë e prindërve dhe me gruan e tij. Ai është në gjendje të qëndrojë në këmbë, por ka vështirësi në ecje.

Zyrtarët shtetërorë të shëndetësisë kanë hapur klinika për vaksinimin ndaj poliomielitit. Polio dikur ishte një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonin mijëra raste të paralizës, shumë prej tyre te fëmijët.

Shumica e amerikanëve janë të vaksinuar kundër poliomielitit. Një ekspert thotë se rasti duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për ata që nuk janë të vaksinuar.

poliomieliti ne shba

Sondazh

Poll