Bota

VD/ Përplasje të forta në Sri Lanka, policia dhunon gazetarin e BBC, i marrin telefonin dhe i fshinë videon

22 Korrik 2022, 10:36 Nga e.k
VD/ Përplasje të forta në Sri Lanka, policia dhunon gazetarin e
Gazetari i BBC që u dhunua nga policia

COLOMBO- Sri Kanka duket sëe nuk gjen qetësi nga protestat e dhunshme dhe pas zgjedhjes së ish-kryeministri Ranil Vickremesinghe në detyrën e presidentit. Protesta e dhunshme janë shtrirë në gjithë kryeqytenin dhe përplkasjet me policinë kanë vijuar. Në orët e para të ditës së premtes, forcat e sigurisë kanë bastisur kampin, ku qëndronin protestuesit anti-qeverisë në kryeqytet.

Qindra trupa ushtarakë dhe komando policie sulmuan kampin duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar çadrat. Një gazetar i BBC-së u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media prestigjioze britanike. 

Protestuesit kanë kërkuar largimin e tij, por Wickremesinghe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve. Dinesh Gunaëardena, një politikan i konsideruar si besnik i Rajapaksës, bëri betimin si kryeministër i ri të premten, duke marrë postin e mëparshëm të ëickremesinghe. Qytetarët janë ngritur në protesta në Sri Lanka për shkak të një krize ekonomike dhe shumë fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit

sri lanka

Sondazh

Poll