Bota

Vjosa Osmani: Ne nuk e harrojmë se kush e kërkonte me këmbëngulje votimin e Gjykatës Speciale

Ndërkohë dhe pse jo në mënyrë direkte Osmani u tregua e ashpër në qëndrimin e saj kur u shpreh se Kosova nuk i harron ata persona që kërkuan me insistim votimin e gjykatës speciale, e këtu duket se i referohet një vizite të kohës së Edi Ramës, me avion, që mbështeste votimin në Kuvend.

22 Korrik 2022, 11:24 Nga e.k
Vjosa Osmani:  Ne nuk e harrojmë se kush e kërkonte me
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kreun e Shtetit shqiptar Ilir Meta i cili po zhvillon një viztë zyrtare në Kosovë. E pyetur nga gazetarët për Raportin e Dick Marty-t që u votua dhe ditën e djeshme në parlamentin shqiptar, Osmani u shpreh se pastërtia e figurës së luftëtarëve të UÇK-së është diçka që të gjithë politikanët vendas e thonë dhe e dëshmojnë në të gjitha takimet zyrtare që ata kanë.

“Rezolutat shprehin vullnetet politike të Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që çdo shqiptar e ka thënë që lufta çlirimtare nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk e ndryshon askush pavarësisht përpjekjeve. Kosova e ka mbrojtur veten nga një regjim gjenocidal mbetjet e të cilit janë ende në Serbi mbi mentalitetin. Konfirmimin tonë për pastërtinë e luftës sonë, e keni dëgjuar çdo ditë e nuk mund të pritni përshëndetje speciale në një ditë të veçantë, sepse është në çdo punë e veprim frymëmarrje tonën, çdo punë që e bëjmë për të ecur para nderojmë secilin çlirimtar", tha Osmani.

Ndërkohë dhe pse jo në mënyrë direkte Osmani u tregua e ashpër në qëndrimin e saj kur u shpreh se Kosova nuk i harron ata persona që kërkuan me insistim votimin e gjykatës speciale, e këtu duket se i referohet një vizite të kohës së Edi Ramës, me avion, që mbështeste votimin në Kuvend.

"Marty e ka marrë përgjigjen edhe nga prokurorët që para shumë vitesh i kanë hedhur poshtë.
Kosova ka aplikuar për në KE, mirëpresim ndihmën nga Shqipëria dhe kur të jemi anëtare do të kemi të drejta të plota, të paraqesin amendamente, atëherë do të mundim të propozojmë brenda vetë organizatës që kishte miratuar atë raport.Kjo pasi i vetmi që mund të shfuqizojë një raport është institucioni që e ka miratuar.
Edhe diçka tjetër, nuk do të harrojmë kush bëri presion më shumë që të krijohej Gjykata Speciale" tha Osmani.

vjosa osmani

Sondazh

Poll