Bota

E RËNDË/ Tre persona dhunojnë imamin e xhamisë në Kosovë, policia i akuzon për tentativë vrasje

Tre personat janë dërguar në komisariat dhe do të hetohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

22 Korrik 2022, 10:48 Nga A.B
E RËNDË/ Tre persona dhunojnë imamin e xhamisë në
Imami

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën. Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në komisariat dhe do të hetohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë. Ai u dërgua për mjekim , ndërkohë që njësitë policore të Podujevës menjëherë kanë filluar veprimet deri në ndalimin e tre personave të dyshuar.

zeqir berisha dhunohet imami ne kosove

Sondazh

Poll