Art&Argëtim

Reperi shqiptar ndez marijuanë në skenë, rrezikon 3 vite burg

Bim Bima ndez lëndën narkotike edhe pse të pranishëm kishte dhe fëmijë.

22 Korrik 2022, 08:06 Nga A.B
Reperi shqiptar ndez marijuanë në skenë, rrezikon 3 vite burg
Bim Bima

KOSOVË- Reperi Bim Bima rrezikon të dënohet me 3 vite burg pasi ka ndezur në skenë një cigare që dyshohet se përmban marijuanë. Gjatë një performance në Pejë, në koncertin e tij në fundjavë, në kuadër të festivalit “Anibar”, Bim Bima ndez lëndën narkotike edhe pse të pranishëm kishte dhe fëmijë. Posedimi i narkotikëve është vepër penale e dënueshme edhe me burgim në Kosovë.

Si para fëmijëve ose edhe të rriturve, posedimi i narkotikëve në Kosovë është vepër penale, e dënueshme, përveç me gjobë edhe me burgim. Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet për këdo që Posedon paautorizim narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Nuk dihet nëse policia do të marrë masa për reperin.

bim bima

Sondazh

Poll