Art&Argëtim

"Fatkeqësisht ajo s'do të jetë në koncert", këngëtarja shqiptare anullon koncertet për shkak të sëmundjes

Lajmin e ka bërë të ditur vendi ku ajo pritej të performonte të premten, ku me anë të një deklarate në rrjetet sicale kanë informuar se koncerti është anuluar për shkaqe shëndetësore. Deklaratën e koncertit e ka postuar vetë Eleni Foureira në Instagramin e saj.

21 Korrik 2022, 18:13 Nga d.a.
"Fatkeqësisht ajo s'do të jetë në koncert",
Eleni Foureira

GREQI- Këngëtarja e njohur në Greqi, me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka anulluar performancën e saj në Qipro për arsye shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vendi ku ajo pritej të performonte të premten, ku me anë të një deklarate në rrjetet sicale kanë informuar se koncerti është anulluar për shkaqe shëndetësore. Deklaratën e koncertit e ka postuar vetë Eleni Foureira në Instagramin e saj.

“Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira në Nava Seaside të premten më 22 korrik nuk do të mund të bëhet. Ekipi i Kinky Nights i uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”, thuhet në deklaratë.

"Fatkeqësisht ajo s'do të jetë në koncert",
postimi

Edhe pse u aludua për një shtatzani të mundshme në fakt këngëtarja me origjinë ahqiprae ka probleme me gjurin e saj, gjë që po e pengon të vijojë me koncertet dhe performancat e saj.

Eleni është tepër e njohur në vendin fqinj ku dhe konsiderohet si Beyonce e Greqisë, por ajo ka dhe famë ndërkombëtare pasi më 2019 mori pjesë në Eurovision ku përfaqësoi Qipron dhe u rendit e dyta.

eleni foureira

Sondazh

Poll