Art&Argëtim

"E vërteta mbizotëron", nipi i Ricky Martin tërheq pretendimet për incest

Ricky Martin ka fituar çështjen kundër nipit të tij 21-vjeçar, i cili e kishte akuzuar atë për incest dhe abuzim. Ekipi ligjor i Martinit tha për DailyMail se akuzuesi “po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor”.

21 Korrik 2022, 21:00 Nga s.s
"E vërteta mbizotëron", nipi i Ricky Martin tërheq
Ricky Martin dhe nipi i tij

SHBA- Ricky Martin ka fituar çështjen kundër nipit të tij 21-vjeçar, i cili e kishte akuzuar atë për incest dhe abuzim. Avokatët e këngëtarit, 50-vjeçar, deklaruan të enjten se gjykata në Porto Riko nuk e zgjati urdhrin e përkohshëm të mbrojtjes së Dennis Yadiel Sanchez, ashtu siç e kishin "parashikuar".

“Kërkesa ka ardhur nga akuzuesi duke kërkuar ndërprerjen e çështjes. Aiishte një individ i trazuar që bënte akuza të rreme duke mos ditur sesi t'i vërtetonte ato. Ne jemi të kënaqur që klienti ynë pa drejtësinë dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij”, thanë avokatët.

Këngëtari e postoi deklaratën në faqen e tij të Instagram-it të enjten me mbishkrimin: “E vërteta mbizotëron”. Akuzuesi Dennis Yadiel Sanchez, djali i motrës së këngëtares, Vanessa Martin, hodhi poshtë pretendimet kundër dajës së tij. 

Jo shumë kohë më parë, ndaj Martinit në Porto Riko u lëshuan urdhra ndalimi. Ndërsa identiteti i akuzuesit mbeti i fshehur deri tani, kur vëllai i Ricky Martin, Eric, zbuloi se bëhej fjalë për nipin e tyre. Madje, Eric Martin tha për Latin Post se nipi i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte shumë i sigurtë që nuk po thoshte të vërtetën. 

ricky martin

Sondazh

Poll