Art&Argëtim

“Kylie harxhon shumë para", Kris Jenner e shqetësuar për shpenzimet ekstravagante të vajzës së saj

Shembull tipik është Kylie Jenner, e cila ka dëgjuar qortime nga nëna e saj për shumat ekstravagante që shpenzon për gjëra të pakuptimta në jetën e saj të përditshme. 

21 Korrik 2022, 19:18 Nga d.a.
“Kylie harxhon shumë para", Kris Jenner e shqetësuar
Kris dhe Kylie Jenner

SHBA- Kris Jenner duket se është e shqetësuar për shpenzimet e tepërta të vajzës së saj të vogël Kylie. Nëna e motrave Kardashian dhe menaxherja e tyre nuk ka bërë më një 'sy qorr' dhe tani po sigurohet që të vëzhgojë me imtësi veprimet financiare të vajzave të saj.

Shembull tipik është Kylie Jenner, e cila ka dëgjuar qortime nga nëna e saj për shumat ekstravagante që shpenzon për gjëra të pakuptimta në jetën e saj të përditshme. 

“Kylie shpenzon shumë para. Sidomos pasi bleu avionin, Kris patjetër duhej të fliste me të dhe t'i thoshte të ndalonte”, tha një burim i afërt me Kardashians për Page Six.

Sigurisht, “krisja” që Kylie Jenner ka dëgjuar ditët e fundit, nuk vjen vetëm nga e ëma. Që në momentin e parë që miliarderja e re tregoi avionin e saj të ri në Instagram, duke postuar një foto të tij pranë të dashurit të saj, Travis Scott, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë reshtur së komentuari ndaj saj dhe duke e akuzuar për “shfaqje të pasurisë”.  

Natyrisht, ka nga ata që nuk janë shqetësuar vetëm nga shpenzimet e tepërta që ka bërë ylli i ri, por edhe nga indiferenca e saj ndaj mjedisit. Më konkretisht, Kylie Jenner ka përdorur avionin e saj privat për një distancë prej 17 minutash, të cilën mund ta kalonte me makinën e saj për 39 minuta.

Kris e nxit atë të jetë më e përgjegjshme me paratë e saj, të bëjë investime të mençura. Por Kylie është 24 vjeç, ajo ka kompaninë e saj dhe bën çfarë të dojë,"-shtoi burimi.

Kylie Jenner është vajza e vogël e familjes Kardashian-Jenner e cila është miliarderja më e re e renditur nga revista Forbes me anë të kompanisë së saj Kylie Cosmetics.

kris jenner kylie jenner

Sondazh

Poll