Art&Argëtim

Loredana "çan" kufijtë, imazhi i saj pushton billbordin në Time Square në New York

Së fundmi ajo ka patur një arritje jo të vogël pasi fotografia e saj ka pushtuar billbordin e Time Square në New York. Imazhi i reperes që jeton dhe punon në Zvicër është publikuar nga llogaria zyrtare e Spotify në Instagram.

21 Korrik 2022, 18:24 Nga d.a.
Loredana "çan" kufijtë, imazhi i saj pushton billbordin
Loredana

SHBA- Reperja e njohur nga Kosova Loredana Zefi ose siç njihet në botën e muzikës thjesht si Loredana tashmë e ka konsoliduar karrierën e saj në botën e muzikës.

Së fundmi ajo ka patur një arritje jo të vogël pasi fotografia e saj ka pushtuar billbordin e Time Square në New York. Imazhi i reperes që jeton dhe punon në Zvicër është publikuar nga llogaria zyrtare e Spotify në Instagram. Pas kësaj ka qenë vetë Loredana që e ka ripostuar në adresën e saj të Instagramit.

Loredana ka ndërtuar karrierën e saj në Zvicër ku dhe ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme dhe ka fituar disa çmime prestigjioze. Ajo së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Noizyn, këngën “Heart attack” i cili u pëlqye shumë nga fansat e dy artistëve.

loredana zefi

Sondazh

Poll