Art&Argëtim

"Big Mama" në filmin "Elvis"/ Gjendet e vdekur aktorja amerikane, djali i saj kërkon ndihmë tek fqinji

Aktorja e njohur Sonka Doukoure ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Së shpejti pritet përgjigjia e raportit mjekoligjor mbi shkaqet e vdekjes së saj.

22 Korrik 2022, 07:25 Nga s.s
"Big Mama" në filmin "Elvis"/ Gjendet e vdekur aktorja
Sonka Doukoure

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja e njohur Sonka Doukoure, 44-vjeçare, e cila u bë e famshme për rolin e saj  si "Big Mama" Thornton në filmin biografik "Elvis", u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee.

Një nga fëmijët e 44-vjeçares e gjeti atë pa ndjenja, i cili ka kërkuar ndihmë tek fiqnji tyre. Sipas policisë së Nashville, nuk ka indikacione, por raporti mjekoligjor pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes, raporton BBC.

Kryetari i bashkisë së Nashville, John Cooper ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës. Pjesëmarrja e Sonka Doukoure në filmin e Baz Luhrmann për "mbretin e rock and roll" Elvis Presley ishte pjesëmarrjae saj e parë filmike.

Ajo ishte pjesëmarrëse në kolonën zanore të "Elvis", ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës "Vegas" të Doja Cat. Ajo performoi me Doja Cat gjatë festivalit muzikor "Coachella" në muajin prill.

sonka doukoure

Sondazh

Poll