Bota

​Masakra në Francë: Vriten pesë anëtarë të familjes, mes tyre tre fëmijë

Një i ri është qëlluar për vdekje pasi thuhet se vrau pesë anëtarë të familjes të cilët i kishte mbajtur peng prej mbrëmjes së kaluar.

21 Korrik 2022, 22:34 Nga s.s
​Masakra në Francë: Vriten pesë anëtarë të
Policët Francez

FRANCË- Një i ri është qëlluar për vdekje pasi thuhet se vrau pesë anëtarë të familjes pasi i kishte mbajtur peng që nga mbrëmja e së martës.

Mediat lokale raportuan se burri rreth të njëzetave vrau babanë, njerkën dhe tre fëmijët në Douvres, një qytet në Francën lindore.

Ndër të vrarit janë babai i tij, i cili ishte kreu i një kompanie ndërtimi në Ain, njerka e tij me origjinë nga Gironde, motra e tij 17-vjeçare, vëllai 15-vjeçar dhe motra 5-vjeçare, raporton TheMirror.

Në mbrëmje, personi i paidentifikuar ishte mbyllur në shtëpi teksa banorët e zonës ishin alarmuar. Një negociator nga njësia elitare e policisë franceze ishte dërguar në vendngjarje në përpjekje për të bindur vrasësin që të dorëzohej, por ata nuk ia doli. Zakonisht fshati francez është një vend i qetë dhe ku nuk ka krime të rënda

policia franceze

Sondazh

Poll