Bota

Gjashtë herë kryeministër, kush është presidenti i ri i Sri Lankës

Presidenti i ri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe ka qenë gjashtë herë kryeministër. Ai kurrë nuk ka parë një mandat të plotë.

21 Korrik 2022, 19:22 Nga s.s
Gjashtë herë kryeministër, kush është presidenti i ri i
Ranil Wickremesinghe

SRI LANKA- Sri Lanka brenda pak ditësh ka zgjedhur presidentin e ri, Ranil Wickremesinghe, i cili ka qenë gjashtë herë kryeministër, por kurrë nuk ka parë një mandat të plotë.

Ai do të përballet me zgjidhjen e problemit të rënies ekonomike të shtetit. Edhe pse u zgjodh president i vendit, ai nuk është pritur mirë nga populli i cili ka deklaruar se do të vazhdojë sërish protestat, por banorët e vendit përsëri janë shumë të zhgënjyer nga politikanët të cilët nuk po bëjnë asgjë për krizën ekonomike.

Wickremesinghe ka lindur më 24 mars në vitin 1949, i cili ka kandiduar dy herë për president dhe ka humbur në vitet 1999 dhe 2005. Ai mori detyrën si president i ri më 13 korrik, pas arratisjes së ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa. Ai është deputet nga Partia e Bashkuar Kombëtare (UNP), i cili ka qenë udhëheqës i UNP-së që nga viti 1994, i cili shërbeu si Kryeministër i Sri Lankës në pesë mandate të veçanta, duke udhëhequr gjashtë qeveri, nga viti 1993 deri në vitin 1994, 2001 në 2004, 2015 në 2018, 2018 në 2019, deri në vitin 2022. Ai gjithashtu shërbeu si lider i opozitës nga viti 1994 në 2001 dhe nga 2004 deri në 2015. Më 8 janar në vitin 2015, Wickremesinghe u emërua kryeministër nga presidenti Maithripala Sirisena, i cili kishte mundur Presidentin Mahinda Rajapaksa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2015.

Gotabaya Rajapaksa mori pushtetin në fund të vitit 2019, pasi më parë kishte mbajtur vetëm postin e  sekretarit të mbrojtjes në administratën e vëllait të tij. Kritikët pretendojnë se ai keqmenaxhoi ekonominë, duke investuar shuma të mëdha në ushtri ndërsa zbatonte shkurtime të mëdha taksash, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare. 

ranil wickremesinghe sri lanka

Sondazh

Poll