Bota

Bashkia Franceze: Minjtë duhet të ‘ri-emërohen’ që njerëzit të mos tremben prej tyre

Minjtë kanë pishtuar një qytetzë të Parisit. Qytetarët janë në panik për përhapjen e tyre, sidomos nëpër shtëpitë e tyre. Bashkia paralajmëron qytetarët se minjtë do 'ri-emërohen' që ata të mos frikësohen prej tyre.

21 Korrik 2022, 20:42 Nga s.s
Bashkia Franceze: Minjtë duhet të ‘ri-emërohen’
Minjtë në kanalet e Francës

PARIS- Në një qytezë të Parisit, minjtë janë përhapur në çdo cep të rrugëve në shifra të frikshme. Qytetarët kanë propozuar se minjtë duhet “të riemërtohen”, për arsye se shumë banues po braktisin shtëpitë e tyre për arsye të përhapjes së minjve.

Popullsia e minjve në kryeqytetin francez ka arritur aktualisht dyfishin e popullsisë së njerëzve.

Këshilltarët bashkiakë kanë deklaruar se kriza e përhapjes së minjve është vetëm nga paragjykimi i qytetarëve. Përgjegjësja për kontrollin e kafshëve parazitare në distriktin 18 në Paris, Douchka Markovic propozoi me tone serioze ndryshimin e emrit në vend të ashpërsimit të fushatës për eliminimin e kafshëve. Markovic i bënte thirrje zyrtarëve të ndalonin vrasjen apo helmimin e tyre, duke kërkuar teknika më shumë etike të reduktimit të popullatës si sterilizim me kotraceptivë.

Por akademia mjekësore franceze tha se minjtë përbënin kërcënim për shëndetin njerëzor prej sëmundjeve të shumta që përhapin me anë të parazitëve, jashtëqitjeve, kafshimeve dhe gërvishtjeve. 

minj

Sondazh

Poll