Bota

Dy tragjedi brenda 24 orëve, Gruaja humb shtëpinë ndërkohë që varroste të shoqin

55-vjeçarja Britanike u përshi nga një fatkeqësi e dyfishtë brenda 24 orëve. Gjatë varrimit të bashkëshortit të saj, shtëpia është shkrumbuar nga zjarri si shkak i temperaturave të larta në vend.

21 Korrik 2022, 22:25 Nga s.s
Dy tragjedi brenda 24 orëve, Gruaja humb shtëpinë
Julie Lane dhe bashkëshorti i saj i ndjerë

BRITANI- Një fatkeqësi e dyfishtë i ka ndodhur një 55-vjeçareje britanike, Julie Lane, e cila brenda 24 orësh humbi bashkëshortin dhe shtëpinë e saj.

Teksa 55-vjeçarja ishte në varrimin e të shoqit, banesa e saj në Woodley është përfshirë nga flakët. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta në vend të cilat kanë shënuar më shumë se 40 gradë Celsius.

Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët në shtëpinë e Lane dhe banesat e fqinjëve të saj për rreth 6 orë. Por prona e saj pësoi dëme të mëdha dhe tani 55-vjeçarja ka humbur gjithçka.

britani

Sondazh

Poll